Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. “Dardanët” janë mposhtur nga Egjipti me rezultat të pastër 3:0 në sete, përkatësisht 25-12, 25-19 dhe 25-17. Algjeria e nisi më mirë takimin dhe dominoi plotësisht në setin e parë, të cilin e fitoi bindshëm 25-12.
Kosova reagoi në setin e dytë dhe pati një paraqitje më të mirë, duke qëndruar pranë kundërshtarit për një pjesë të mirë të setit. Megjithatë, algjerianët u shkëputën në fund dhe e fituan atë 25-19. Edhe në setin e tretë, volejbollistët kosovarë patën një start pozitiv, por nuk arritën ta ruanin ritmin.
Algjeria mori sërish kontrollin e lojës dhe e mbylli setin me 25-17, duke siguruar fitoren 3-0. Kjo ishte fitorja e parë e Algjerisë në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare, ndërsa Kosova mbetet pa fitore pas tri ndeshjeve. “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës kundër Turqisë.
