Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Drejtimi”, duke arrestuar në flagrancë dy persona që dyshohet se po transportonin drogë në drejtim të Durrësit. Në pranga kanë rënë Mirand Herri, 51 vjeç, dhe Luftim Hoxha, 41 vjeç, të dy banues në Maminas. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po udhëtonin, policia gjeti shtatë pako me lëndë narkotike.
Në total u sekuestruan 2 kilogramë e 123.6 gramë heroinë dhe 3 kilogramë e 120.6 gramë kokainë, ose gjithsej mbi 5.2 kilogramë drogë. Policia bën të ditur se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
