Java e fundit e gushtit pritet të sjellë temperatura deri në 36°C, ndërsa Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë disa këshilla për qytetarët se si të përballojnë më lehtë ditët e nxehta. IHMK rekomandon që gjatë orëve më të nxehta të ditës të shmanget qëndrimi i gjatë në diell , veçanërisht nga ora deri në , kur rrezatimi diellor është më i fortë.
Qytetarët këshillohen të pinë mjaftueshëm lëngje gjatë ditës dhe të kufizojnë aktivitetet fizike në orët e mesditës dhe pasdites. Po ashtu, rekomandohet mbrojtja e lëkurës nga rrezet e diellit , pasi indeksi UV gjatë kësaj jave pritet të jetë i lartë deri në shumë të lartë. Sipas IHMK-së, temperaturat e larta mund të shkaktojnë ngarkesë termike, sidomos te personat më të ndjeshëm.
Instituti ka dhënë këshilla edhe për fermerët. Moti kryesisht i thatë do të rrisë nevojën për ujë, ndaj rekomandohet monitorimi i lagështisë së tokës dhe ujitja e kulturave sipas nevojës . Java e fundit e gushtit pritet të jetë kryesisht e qëndrueshme dhe me shumë diell, me temperatura mbi mesataren e zakonshme për këtë periudhë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
