Java e fundit e gushtit do të jetë e nxehtë, me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale gjatë javës mund të arrijnë deri në 36 gradë Celsius. E hëna dhe e marta do të jenë kryesisht me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 35°C .
Të mërkurën priten edhe reshje lokale shiu , kryesisht në disa zona, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 33°C. Moti do të mbetet i ngrohtë edhe të enjten, me temperatura deri në 34°C. Dita më e nxehtë pritet të jetë e premtja , kur maksimalet mund të shkojnë deri në 36°C . Instituti ka bërë thirrje për kujdes gjatë orëve më të nxehta të ditës, veçanërisht nga deri në .
Rekomandohet konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve, shmangia e qëndrimit të gjatë në diell dhe kufizimi i aktiviteteve fizike gjatë mesditës. Edhe për bujqësinë, moti i thatë dhe temperaturat e larta pritet të ndikojnë në rritjen e nevojës për ujitje. Për këtë arsye, fermerëve u rekomandohet të kontrollojnë lagështinë e tokës dhe të ujisin sipas nevojës.
Parashikimi sipas ditëve: E hënë: 12–17°C, maksimalet 29–34°C. E martë: 11–15°C, maksimalet 30–35°C. E mërkurë: 11–17°C, maksimalet 29–33°C, me mundësi për reshje lokale. E enjte: 11–16°C, maksimalet 29–34°C. E premte: 10–15°C, maksimalet 30–36°C. Indeksi UV do të jetë i lartë deri shumë i lartë , ndaj këshillohet mbrojtje shtesë nga rrezet e diellit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
