Ish – gjyqtari ndërkombëtar akuzon:

0%

Java e parë e Serisë A nisi menjëherë me polemika për arbitrimin në ndeshjen Xhenoa-Napoli, ku goli i parë i shënuar nga De Bryjn në suksesin 2-0, erdhi pas një shtyrje të belgut ndaj mbrojtësit Vaskez.

Ish-gjyqtari Graciano Çezari, nuk është kursyer në kritika rreth atij episodi, duke akuzuar kryesorin Di Bello dhe Meravilja në VAR se kanë bërë një gabim shumë të rëndë që ndikoi në fatin e ndeshjes. “Vetëm Di Belo dhe Meravilja janë fajtorë dhe bashkëpunëtorë të këtij gabimi të madh, i cili mund të shihej me sy të lirë në fushë dhe për të cilin kishte një imazh shumë të qartë.

I dashur Di Belo, e vure bilbilin në gojë për të ndërprerë ndeshjen dhe për të dhënë një goditje dënimi për Xhenoan dhe pastaj ndërrove mendje? Pse? Dhe ti, i dashur Meravilja, çfarë po shikoje në Lisone? Apo të mungon guximi për të ndërhyrë? Jemi në ditën e parë dhe akuzat, ankesat dhe kërkesat e drejta, e theksoj të drejta, tashmë janë lëshuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kështu që shpresoj dhe dëshiroj që dizenjatori i ri, Daniele Orsato, t’i dërgojë të dy të ulen në tribunë”, t ha Çezari në komentin e tij.

Burimi: Bota Sot