Curtis Jones është zyrtarisht futbollist i Interit, duke u larguar nga Liverpooli pas 16 vitesh në klub. Mesfushori 25-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2031, ndërsa sipas raportimeve të mediave italiane, transferimi ka kushtuar rreth 35 milionë euro. Jones bëhet kështu anglezi i tretë që transferohet te Interi brenda vetëm tri javësh, pas Djed Spence dhe John Stones.
Për Jones, kjo është hera e parë që largohet nga Anglia për të vazhduar karrierën jashtë vendit. “Pas 16 vitesh, është koha të them lamtum irë”, shkroi Jones në Instagram, duke falënderuar Liverpoolin për mundësinë që i dha të realizonte ëndrrën për të luajtur për klubin e fëmijërisë.
Interi e ka nisur kështu një revolucion të vogël anglez në San Siro, ndërsa tre lojtarë të Kombëtares së Anglisë do të jenë pjesë e skuadrës zikaltër në sezonin e ri.
