Byzylyku elektronik e çon policinë te i dyshuari për vrasjen e

0%

Një byzylyk elektronik, të cilin një 32-vjeçar ishte i detyruar ta mbante pas një dënimi për dhunë ndaj ish-partneres, mund të jetë kthyer në provën kyçe që i çoi hetuesit francezë te ai si i dyshuar për vrasjen e influencers Sonia Bellina.

Sipas raportimeve të mediave franceze, të dhënat e pajisjes tregojnë se 32-vjeçari ndodhej pranë vreshtave të Saint-Gilles natën kur 29-vjeçarja humbi jetën. Pikërisht në atë zonë, mëngjesin e 12 gushtit, një punëtor gjeti trupin e Bellinës mes vreshtave, të zhveshur dhe pjesërisht të djegur.

Hetuesit kanë analizuar edhe komunikimet e viktimës në rrjetet sociale, ku dyshohet se është gjetur një takim i planifikuar për natën e ngjarjes. Një tjetër telefon celular rezulton se ka lëvizur pranë telefonit të Bellinës, ndërsa kamerat e sigurisë kanë regjistruar një automjet në zonën ku dyshohet se ishte zhvilluar takimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke ndjekur gjurmët e automjetit dhe të drejtuesit të tij, Policia arriti te 32-vjeçari. Mediat franceze raportojnë gjithashtu se ADN-ja e të dyshuarit është gjetur në trupin e viktimës. Ai ndodhet në paraburgim dhe ka pranuar se ishte takuar me Bellinën natën kur ajo vdiq, si dhe një herë më parë, por mohon ta ketë vrarë.

Sipas hetuesve, 32-vjeçari ka precedentë të shumtë penalë për drogë dhe dhunë. Në vitin 2023 ai ishte dënuar për dhunë ndaj ish-partneres dhe ishte urdhëruar të mbante byzylyk elektronik. Bellina ishte larguar nga shtëpia natën e 10 gushtit dhe nuk ishte kthyer më. Familjarët kishin deklaruar se ajo dëshironte t’i jepte fund një marrëdhënieje që e konsideronte toksike.

Hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes po vazhdojnë, ndërsa shkaku përfundimtar i vdekjes dhe rezultatet e autopsisë ende nuk janë bërë publike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com