“A është shaka kjo”- ndryshimi i Haaland shkaktoi kaos në rrjetet

0%

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, e habiti botën e futbollit pasi u shfaq me një model flokësh krejtësisht të ri vetëm disa orë para hapjes së sezonit të ri të Premier League dhe ndeshjes kundër Bournemouth.

Golashënuesi norvegjez, i cili ka qenë i njohur gjatë gjithë karrierës së tij për flokët e tij të gjatë bjonde dhe shiritin e kokës, ka vendosur të ndryshojë imazhin dhe t’i presë flokët shkurt.

Haaland prezantoi zyrtarisht modelin e ri të flokëve në një video të shkurtër në rrjetet sociale dhe YouTube, me mesazhin “Sezoni i ri, pamja e re”, i cili shkaktoi një ortek të vërtetë reagimesh nga fansat në internet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shumë fansa në fillim nuk mund ta besonin se nuk ishte shaka apo vepër e inteligjencës artificiale, kështu që me shaka shkruan në komente se fati i Samsonit e priste ose e krahasuan atë me heroin e filmit “Home Alone”. Lëvizja e papritur e tronditi edhe të dashurën e tij, Isabel Johansen, e cila qeshi dhe pranoi se i duhej kohë që të mësohej me ndryshimin drastik.

Përpara se të dilte publikisht, Haaland ia tregoi modelin e ri të flokëve babait të tij, Pep Guardiolës, Jack Grealish dhe Zlatan Ibrahimovic nëpërmjet FaceTime, i cili në stilin e tij e pyeti nëse kishte humbur ndonjë bast.

Burimi: Telegrafi