Asllani drejt Monzës

0%

Pas fitores 4-1 të Interit ndaj Monzës në ndeshjen hapëse të sezonit, dy klubet pritet të zhvillojnë bisedime lidhur me merkaton gjatë kësaj jave. Drejtuesit e të dyja klubeve mund të diskutojnë një marrëveshje për të përforcuar mesfushën e skuadrës lombarde.

Monza aktualisht po përballet me disa mungesa, veçanërisht dëmtimin e rëndë të kapitenit Matteo Pessina, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre deri në katër muaj.

Mes kandidatëve është Kristjan Asllani, për të cilin po shqyrtohet mundësia e një huazimi; edhe pse mesfushori shqiptar duket më i prirur për një transferim jashtë Italisë, ai e ndoqi ndeshjen në “San siro” dhe pa vetë se bardhekuqve nuk u mungon aspak potenciali. Nevoja për të ndërhyrë në tregun e transferimeve u theksua fuqimisht nga vetë Ivan Jurić pas ndeshjes në “San Siro”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Skuadra duhet të plotësohet në pozicione të ndryshme të fushës ,” deklaroi trajneri kroat.

Burimi: Bota Sot