Zjarr në Kagjinas të Ersekës

0%

Një vatër zjarri është evidentuar në zonën e Kagjinasit, në Ersekë, duke përfshirë edhe një sipërfaqe toke. Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur në varrezat e fshatit dhe më pas është përhapur në zonën përreth. Pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur menjëherë dy mjete zjarrfikëse.

Ekipet po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa situata vijon të monitorohet nga shërbimet në terren.

Burimi: Bota Sot