Kosova U21 dhe Dardanet e nisin me humbje aventurën në ‘Taranto 2026’

0%

Kombëtarja e Kosovës në futboll U21, e ka nisur me humbje aventurën në Lojërat Mesdhetare duke u mundur nga Algjeria U21, me rezultat 2-1. Djelmoshat e Hekuran Kryeziut zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, por fati në fund ua ktheu shpinën përkundër dominimin dhe rasteve të shumta që patën. Me humbje ‘Taranto 2026’ e ka nisur edhe Kombëtarja e Kosovës U18 në konkurrencën e femrave.

Vashat tona janë mundur nga Portugalia U18, me rezultat 3:0.

Burimi: Bota Sot