“Urime Dua, jam jashtëzakonsht krenar me ty”, Dukagjin Lipa me urim

0%

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po feston ditëlindjen, ndërsa një urim veçanërisht emocionues për të ka ardhur nga babai i saj, Dukagjin Lipa. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dukagjini ka shprehur dashurinë dhe krenarinë e tij për të bijën, duke i kushtuar një mesazh të ndjerë me rastin e ditëlindjes.

Urimi, i shkruar në gjuhën angleze, përmban dëshirat e tij për shëndetin, lumturinë dhe mbrojtjen e Duas, ndërsa ai e ka cilësuar veten jashtëzakonisht krenar për gjithçka që ajo ka arritur. Dua Lipa feston ditëlindjen e 31-të mes pushimeve luksoze në Ibiza me familjarët dhe shoqërinë “Gëzuar ditëlindjen, Dua. Të dua shumë dhe jam jashtëzakonisht krenar për ty.

Uroj që dora e Zotit të jetë gjithmonë mbi ty dhe të të mbrojë nga çdo e keqe. Uroj që dashuria që ua dhuron të gjithëve ne të jetë mburoja që të mban të sigurt dhe të lumtur. Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime!”, ka shkruar Dukagjin Lipa. Krahas fjalëve të përzemërta, ai ka ndarë edhe një seri fotografish të këngëtares, duke sjellë momente nga periudha të ndryshme të jetës së saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fotografitë nisin që nga fëmijëria e Duas, për të vazhduar me momente nga rritja e saj dhe rrugëtimi drejt suksesit ndërkombëtar. Në këtë mënyrë, Dukagjini ka zgjedhur ta shënojë ditëlindjen e vajzës së tij duke rikujtuar jo vetëm suksesin e saj si një prej artisteve më të njohura shqiptare në botë, por edhe rrugëtimin e gjatë familjar që qëndron pas këtij suksesi.

Urimi i tij vjen në një tjetër moment të rëndësishëm për Duan, e cila vazhdon të jetë një prej emrave më të mëdhenj të muzikës pop në skenën ndërkombëtare.

Burimi: Telegrafi