Për gjashtë muaj, nga sistemi “Safe City” janë evidentuar mbi 310.000

0%

Që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” janë evidentuar 310.865 shkelje, prej të cilave 301.835 për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa 180.378 janë kryer nga automjete me targa të huaja.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në periudhën nga deri më , në sistemin “Qyteti i Sigurt” janë evidentuar gjithsej 310.865 shkelje, ku pjesa më e madhe kanë të bëjnë me drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, përkatësisht 301.835 shkelje.

Sa i përket shkeljeve të kryera nga automjete me targa të huaja, që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” janë regjistruar gjithsej 180.378 shkelje, ndërsa në periudhën nga deri më janë regjistruar 5.514 shkelje nga automjete me targa të huaja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në apelin e MPB-së.

Burimi: Telegrafi