Presidentja Albulena Haxhiu viziton sportistët e Kosovë në fshatin

0%

U.d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sportistët e Kosovës dhe iu ka uruar suksese nw Lojërat Mesdhetare. “Sot vizituam Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare. Fshati këtë herë ka një organizim të veçantë, me sportistët të akomoduar në dy anije të ankoruara në port, Aroya dhe Romantika”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Sot vizituam Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare. Fshati këtë herë ka një organizim të veçantë, me sportistët të akomoduar në dy anije të ankoruara në port, Aroya dhe Romantika.

Gjatë vizitës patëm mundësinë të takojmë nga afër sportistët tanë, të bisedojmë me ta për garat, përvojën e deritanishme dhe sfidat që i presin në ditët në vazhdim. Ishte kënaqësi të shohim përkushtimin dhe krenarinë me të cilën secili prej tyre e përfaqëson Kosovën. Garat tashmë kanë filluar dhe ne do të jemi pranë sportistëve tanë, duke i mbështetur në çdo paraqitje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Urojmë që puna e tyre të shpërblehen me rezultate sa më të mira, që emri i Kosovës të dëgjohet sa më shpesh dhe që nga Taranto të kthehemi me medalje. Suksese ekipit të Kosovës”, k a shkruar presidentja Haxhiu.

Burimi: Bota Sot