Kroacia ngre aktakuzë për spiunazh ndaj ish-pilotit kroat dhe

0%

Prokuroria e Qarkut në Split ka ngritur aktakuzë për spiunazh ndaj një ish-piloti ushtarak të Forcave Ajrore të Kroacisë dhe partneres së tij, shtetase serbe nga Kosova. Të dy ishin arrestuar në gusht të vitit të kaluar nën dyshimin për spiunazh. Me ngritjen e aktakuzës, hetimet ndaj tyre kanë përfunduar dhe rasti tashmë kalon në fazën tjetër të procedurës penale.

Sipas Prokurorisë kroate, piloti J.I., gjatë kohës sa shërbente në Forcat e Armatosura të Kroacisë, dyshohet se nga shkurti deri në dhjetor të vitit 2022 i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme partneres së tij, A.M., informacione të klasifikuara, të cilat i kishte siguruar ose në të cilat kishte pasur qasje për shkak të detyrës.

Arrestimi i pilotit kroat dhe të dashurës së tij serbe, mediat kroate publikojnë mesazhet Prokuroria pretendon se piloti ishte në dijeni se partnerja e tij po i mblidhte këto informacione për një shtet të huaj. Ajo, sipas aktakuzës, më pas ua kishte përcjellë të dhënat disa adresave jashtë Kroacisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një pjesë e rëndësishme e dyshimeve lidhet me Kosovën dhe periudhën kur ish-piloti kroat kishte shërbyer në kuadër të misionit të KFOR-it. Ai dyshohet se i kishte dhënë partneres së tij informacione lidhur me lëvizjet e trupave të KFOR-it, situatën e sigurisë dhe zhvillimet në veri të Kosovës.

Sipas raportimeve të mediave kroate, këto informacione dyshohet se më pas i janë përcjellë Listës Serbe. Në mesin e të dhënave që dyshohet se janë zbuluar kishte edhe informacione për lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës gjatë fundit të vitit 2022, periudhë e shënuar nga tensione të shtuara në atë pjesë të vendit.

Prokuroria e Qarkut në Split i ka kërkuar gjykatës vazhdimin e masave ndaj të akuzuarës, për shkak të rrezikut të arratisjes. Ndërkaq, ish-piloti ishte liruar nga paraburgimi në fund të tetorit të vitit të kaluar, me masa paraprake dhe ndalim të kontaktit me njërin prej dëshmitarëve. Pas nisjes së procedurës ndaj tij, ai ishte larguar edhe nga shërbimi ushtarak.

Pas arrestimit të pilotit ushtarak të KFOR-it dhe partneres së tij serbe, reagon presidenti kroat Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com