PDK dhe Aleanca sot në Kuvend, kërkojnë vazhdimin e seancës

0%

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të jetë sot nga ora në sallën e Kuvendit të Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit. Këtij aksioni do t’i bashkohet edhe Aleanca, e cila ka paralajmëruar pjesëmarrjen e deputetëve të saj në Kuvend.

PDK njoftoi dje se i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës, në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, tha dje se deputetët e kësaj partie do t’i bashkohen PDK-së në Kuvend, duke theksuar insistimin e partisë së saj për themelimin e institucioneve. “Çdo aktivitet që është thirrur nga çdo parti ne kemi qenë prezentë aty, por edhe nesër do të jemi aty patjetër”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht, 30 ditë pas certifikimit të rezultateve. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar “kohë shtesë” për bisedime për Presidentin gjatë seancës konstituive të mbajtur më 6 gusht, ku pritej të propozonte kryeparlamentarin e ri.

Të njëjtën kërkesë ai e përsëriti edhe në vazhdimin e seancës, e cila u mbajt jashtë afatit më 8 gusht. Kërkesa e tij u aprovua nga bashkëpartiaku i tij, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i cili që nga ajo ditë nuk ka thirrur më seancë.

Ndërkohë, ambasadat e vendeve të huaja në Kosovë u kanë bërë thirrje liderëve politikë që t’i japin fund krizës politike, në mes të paralajmërimeve për humbjen e mundësive. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com