Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton se ditën e nesërme pritet që temperaturat minimale të jenë mes 11 dhe 16 gradë celsius, ndërsa ato maksimale, mes 29 dhe 34 gradë. Postimi: E DIEL – 23 GUSHT Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, pa reshje.
Temperaturat do të jenë më të ulëta krahasuar me të shtunën. 🌡️ Temperaturat: • Minimalet: 11°C – 16°C • Maksimalet: 29°C – 34°C 💨 Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
