Sporti ynë i padelit e ka nisur suksesshëm pjesëmarrjen e parë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Ekipi i meshkujve Leutrim dhe Lavdrim Krasniqi triumfuan në raundin e dytë ndaj dyshes së Turqisë 2:0 në sete (7:6 dhe 6:4). :Fitorja i dërgon djemtë tanë në çerekfinale, me synimet për t’u kualifikuar edhe më tutje. Ndërkohë, në orët e pasditës, luajtën edhe garuesit tjerë.
Ekipi tjetër i djemëve, Lorik Rexhepi e Osman Reçica përkundër paraqitjes së mirë, në fund u mundën nga ekipi i Shqipërisë , Fjoralb Curri e Kristian Naska 2:0 (6:4 dhe 6:4). Ndërkohë, humbje pësuan dyshja e femrave, Viola Peja dhe Albiona Gashi nga qift Nesër do të garojnë dyshja tjetër e vajzave, Donika Bashota e Adriana Lekaj, si dhe dyshja djemëve Krasniqi”, ka njoftuar KOK-u.