Delegacioni i KQZ-së në vizitë zyrtare në SHBA

0%

Delegacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë vizitës, delegacioni ka përcjellë nga afër organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës dhe ka vizituar në Omaha selinë e ES&S-së, kompanisë më të madhe amerikane në fushën e teknologjisë zgjedhore, ku është njohur me pajisjet dhe zgjidhjet teknologjike për administrimin e zgjedhjeve.

Në Uashington D.C., delegacioni zhvilloi takim në Departamentin Amerikan të Shtetit me Amy Carnie, Drejtoreshë e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Perëndimore dhe përfaqësues të Zyrës për Kosovën.

Gjithashtu, delegacioni u takua me zyrtar të lartë të Zyrës për Evropën Lindore dhe Euroazinë në Departamentin Amerikan të Tregtisë, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes për avancimin e administrimit të zgjedhjeve në Kosovë përmes përdorimit të teknologjisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Delegacioni zhvilloi takim edhe me Bordin Zgjedhor të Distriktit të Kolumbias, ku u diskutua për praktikat e administrimit të zgjedhjeve dhe mundësitë e bashkëpunimit institucional. “Vizita synon shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e mëtejshëm të administrimit të zgjedhjeve në Kosovë përmes përdorimit të teknologjisë”, njofton KQZ.

Burimi: Bota Sot