Nora Istrefi zbulon të vërtetën për thashethemet

0%

Këngëtarja shqiptare Nora Istrefi ka folur për një prej periudhave më të rëndësishme të jetës së saj, shtatzëninë dhe lindjen e vajzës së saj, Renee, gjatë një interviste në emisionin “Artistët Shqiptarë”.

Ajo ka rrëfyer se gjatë shtatzënisë kishte pasur frikë se mëmësia mund të ndikonte në karrierën e saj muzikore, pasi kishte parë kolege që pas lindjes ishin larguar gradualisht nga industria. Megjithatë, sipas Norës, ardhja në jetë e vajzës së saj pati efektin e kundërt dhe i dha më shumë motivim për të vazhduar muzikën.

“Kur erdhi në jetë Renee, përkundrazi, e kam pasur një inspirim më të madh dhe kam thënë: ‘Kjo është puna që unë e kam bërë më së miri dhe s’ka arsye të ndalem’”, tregoi këngëtarja. Gjatë intervistës, Nora u pyet edhe për formën e saj fizike pas lindjes, e cila ndër vite ka nxitur spekulime në rrjetet sociale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gazetari i përmendi thashethemet se ajo kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e brinjëve, me qëllim që të kishte një bel më të hollë. Nora e mohoi menjëherë këtë pretendim, duke reaguar me humor. “Jo, ishalla! Taman puna, nuk rrezikojmë”, tha ajo mes të qeshurash.

Kështu, këngëtarja hodhi poshtë publikisht spekulimet për një ndërhyrje të tillë, ndërsa gjatë intervistës foli edhe për mënyrën se si mëmësia, në vend që ta largonte nga muzika, i dha asaj një shtysë të re për të vijuar karrierën.

Burimi: Bota Sot