Drita Stublla dhe Amir Rrahmani kurorëzojnë dashurinë, dalin pamjet e

0%

Drita Stublla dhe futbollisti i njohur kosovar, Amir Rrahmani, i kanë dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre dyvjeçare. Çifti, i cili është treguar mjaft i rezervuar sa i përket jetës private, së fundmi ka vendosur të ndajë me ndjekësit disa momente nga lidhja e tyre, përfshirë pamje nga pushimet romantike dhe nga dita e kurorëzimit.

Dashuria e tyre mori një tjetër hap më 30 maj, kur Rrahmani i propozoi Dritës në ishullin e Sicilisë në Itali. Pas propozimit, dyshja duket se ka marrë një vendim spontan për t’u martuar zyrtarisht gjatë muajit korrik. Në fotografitë e publikuara nga kurorëzimi civil, Drita ka ndarë edhe disa nga prapaskenat e asaj dite të veçantë, duke treguar me humor se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

“Pas propozimit, vendosëm papritur të martoheshim një ditë në korrik, e më pas u kthyem në shtëpi dhe fjetëm një gjumë”. Drita, e cila shpesh ka bërë shaka me faktin se është mjaft e rezervuar në publik dhe se fotografi me partnerin publikon vetëm “një herë në dy vite”, kësaj radhe ka ndarë me ndjekësit momente nga një prej ditëve më të rëndësishme të jetës së saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, prej disa javësh ajo kishte ndryshuar edhe mbiemrin në profilin e saj në Instagram, duke u shfaqur si Drita Stublla Rrahmani. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com