Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare ish-zyrtari

0%

Një lajm i rëndë ka pikëlluar familjen Deva, miqtë dhe ish-kolegët e Ismet Qamil Devës, i cili u nda nga jeta sot, në moshën 60-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët, të zhytur në dhimbje, njoftuan se varrimi do të bëhet të dielën, më , në orën , në Devë të Gjakovës.

Kortezhi mortor do të niset nga shtëpia e të ndjerit, në rrugën “2 Korriku 1990”, nr. 31, në Gjakovë. Në të njëjtin vend do të mbahet edhe e pamja. Ismet Deva do të kujtohet me mall nga familja, të afërmit, miqtë dhe njerëzit që e njohën gjatë jetës së tij. Ikja e tij e parakohshme lë pas dhimbje të madhe dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm te më të dashurit e tij.

Familjes Deva, miqve dhe ish-kolegëve të të ndjerit, redaksia e Gazetës Sinjali u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. I përjetshëm qoftë kujtimi për Ismet Devën! Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com