Julián Álvarez ka vendosur për të ardhmen e tij. Në rast se largohet nga Atletico Madridi, sulmuesi argjentinas dëshiron të transferohet vetëm te Barcelona. Sipas Marca , Álvarez u ka bërë të ditur drejtuesve të Atletico Madridit që në muajin maj se ëndrra e tij është të vazhdojë karrierën në “Camp Nou”.
Sulmuesi argjentinas ka përjashtuar mundësinë e transferimit te Arsenali apo te klubet e tjera që kanë shfaqur interes për të. Prioriteti i tij mbetet Barcelona. Megjithatë, Atletico Madridi nuk është i gatshëm ta lejojë largimin e Álvarez për momentin. Klubi madrilen e konsideron atë pjesë të rëndësishme të projektit dhe argjentinasi ka kontratë me “Los Colchoneros” deri në vitin 2030.
Barcelona po e monitoron situatën, por për ta realizuar transferimin duhet fillimisht të bindë Atletico Madridin që të negociojë për largimin e yllit argjentinas. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
