Reprezentuesi i Maqedonisë, Elif Elmas, do ta vazhdojë karrierën në kampionatin italian Serie A, pasi ka arritur marrëveshje për një huazim njëvjeçar me Atalantën. Ky transferim është një befasi e plotë për opinionin publik, pasi klubi nga Bergamo më herët nuk ishte përmendur fare si një destinacion i mundshëm për futbollistin maqedonas. Për Elmasin, ky është një rikthim në Itali.
Ai në të kaluarën ka luajtur me sukses për Napolin dhe Torinon.
Burimi:
Bota Sot