Dhunë në sy të fëmijës në Pejë | 40-vjeçarja denoncon partnerin: “Më

0%

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një grua ka denoncuar partnerin e saj për sulm fizik, i cili, sipas deklarimit të saj, ka ndodhur në praninë e fëmijës 12-vjeçar. Sinjali mëson se viktima është A. M. 40 vjeçare, ndërsa personi i denoncuar është partneri i saj, K.M. 32 vjeçar.

Ngjarja është raportuar më 21 gusht, rreth orës , në rrugën “Haxhi Gashi” në Pejë, ku Policia kishte pranuar informacion për një rast të dhunës në familje. Një patrullë policore është nisur menjëherë drejt adresës dhe, pas kontaktit me viktimën, ajo fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor.

Më pas, viktima është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, ku është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Hetimin e Dhunës në Familje. Aty ajo ka dhënë versionin e saj për atë që dyshohet se kishte ndodhur. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, 40-vjeçarja ka deklaruar se partneri i saj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke e goditur disa herë në pjesën e qafës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por, sipas denoncimit të saj, sulmi nuk ishte ndalur me kaq. Ajo ka deklaruar se partneri më pas e kishte rrëzuar përtokë dhe ia kishte vendosur këmbën në kokë, ndërsa dyshohet se gjatë incidentit e kishte ofenduar edhe me fjalë fyese. E gjithë skena, sipas deklarimit të viktimës, ka ndodhur në praninë e një fëmije 12-vjeçar.

Pas marrjes së deklaratës, hetuesi kujdestar ka kontaktuar Prokurorin e Shtetit dhe, me udhëzimin e tij, rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. I dyshuari është kontaktuar nga Policia përmes telefonit dhe ka deklaruar se do të paraqitet në Stacionin Policor. Rasti mbetet nën hetime, ndërsa në informacionin fillestar nuk raportohet ende për ndalimin e të dyshuarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com