Dhunë në familje në Vushtrri | 29-vjeçarja me shenja në sy denoncon

0%

Një rast i dyshuar i dhunës në familje në Vushtrri ka marrë një dimension tjetër pas ndërhyrjes së Policisë, kur gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë. Sinjali mëson se i dyshuari është B.J 37 vjeçar, ndërsa viktima, bashkëshortja e tij, është V. G. 29 vjeçare.

Rasti është raportuar më 21 gusht, rreth orës , në rrugën “Ismail Qemajli” në Vushtrri. Pas pranimit të informatës për dhunë në familje, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë kontaktuar çiftin dhe më pas i kanë shoqëruar për intervistim. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima kishte shenja të dukshme të dhunës në syrin e majtë.

Gjatë deklarimit para hetuesve, 29-vjeçarja ka thënë se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Në banesë, në kohën e rastit, ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur të çiftit. Ata janë marrë në përkujdesje nga familjarët e viktimës, ndërsa gruaja është dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas përfundimit të procedurave policore, viktima së bashku me fëmijët është larguar nga banesa dhe ka shkuar në shtëpinë e familjes së saj. Por hetimet nuk kanë përfunduar me denoncimin për dhunë. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është dhënë urdhër për bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë të shkurtër të tipit Zoraki, prodhim turk, së bashku me dy karikatorë, 20 fishekë të kalibrit 9 mm, kutinë dhe këllëfin e armës, si dhe pajisje për pastrimin e saj.

Gjetja e armës ka bërë që ndaj Jasharit të iniciohet rast edhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, krahas veprës “Lëndim i lehtë trupor”. Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, B.J. është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com