Aksion në një lokal në Deçan, ndalohen pesë persona për bixhoz të

0%

Pesë persona janë arrestuar dhe ndaluar në Deçan, nën dyshimin se kanë organizuar skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm. Aksioni është ndërmarrë mbrëmë nga Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Deçan.

Sipas Prokurorisë, gjatë kontrollit të lokalit ku dyshohet se zhvillohej kjo veprimtari e kundërligjshme, janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht prova materiale që dyshohet se janë përdorur për zhvillimin e saj. Në mesin e sendeve të sekuestruara janë letra/karta të lojës, pesë telefona mobilë, si dhe 1,615 euro para të gatshme .

“Gjatë këtij aksioni, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë arrestuar dhe ndaluar pesë (5) persona, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.” Me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor, prokurori i rastit do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, përfshirë parashtrimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit ndaj të dyshuarve, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

“Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe dukurive të kundërligjshme, si dhe në ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj të gjithë personave që dyshohet se përfshihen në veprimtari të tilla.”, thuhet në njoftim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com