Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën A66, pranë Middlesbrough në Mbretërinë e Bashkuar, ku janë përplasur një automjet policie dhe një automjet pasagjerësh. Sipas Policisë së Cleveland, aksidenti ndodhi rreth orës në zonën e South Bank.
Në përplasjen, ku u përfshinë gjithsej tre automjete, disa persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i saktë i viktimave ende nuk është konfirmuar. “Fatkeqësisht, pati disa viktima në përplasje. Një numër i madh automjetesh të shërbimeve të emergjencës janë në vendngjarje dhe rruga do të mbetet e mbyllur për njëfarë kohe.
Po punojmë për të identifikuar viktimat dhe për të kontaktuar familjet e tyre”, tha një zëdhënës i policisë. Pas aksidentit, A66 u mbyll në të dyja drejtimet, ndërsa drejtuesit e automjeteve u këshilluan të përdorin rrugë alternative.
Shërbimet lokale të emergjencës njoftuan se në vendngjarje u dërguan 14 ekipe emergjence, ndërsa ekipet policore dhe të shpëtimit vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimave. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
