E nisën mbarë. Italia e mbylli me fitore me rezultat 3:0 (25:9, , ) ndaj Kroacisë në Kampionatin Evropian në volejboll që po mbahet në Suedi. Në 73 minuta lojë, italianet treguan epërsi të qartë ndaj një kombëtareje kundër së cilës nuk kanë humbur në 16 përballjet e fundit, ndërsa humbja e fundit daton në vitin 2000.
Gjithçka dukej sikur do të ishte një stërvitje për italianet, por në dy setet e ardhshme Kroacia arriti të qëndronte më gjatë në lojë. Në setin e tretë, të dyja skuadrat ecën pikë për pikë deri në . Velasco kërkoi pushim dhe pas rikthimit në fushë Italia krijoi një shkëputje falë Antropovës, e cila realizoi një sulm të suksesshëm.
Kroacia u afrua sërish në fund, por një bllok i italianeve i dhanë fund ndeshjes. Antropova ishte sërish më e mira te Italia me 21 pikë dhe 55% efikasitet në sulm, e ndjekur nga Egonu me 14 pikë dhe 46%. Shumë i mirë ishte edhe blloku i italianeve, me 9 pikë kundrejt 2 të Kroacisë. Italia do ta zhvillojë ndeshjen e dytë të shtunën, në orën , ndaj Malit të Zi.
