Volejbollistet e Malit të Zi nuk i rezistuan Suedisë, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 (, , ) nga Suedia në hapje të Kampionatit Evropian. “Suedia nuk është një superfuqi e volejbollit. Në garat e mëdha ka arritur vetëm një herë deri në çerekfinale, ndërsa së fundmi ka fituar edhe Ligën Evropiane.
Megjithatë, në këtë moment ajo është një prej kombëtareve nga të cilat Mali i Zi mund të mësojë”, ka shkruar media malazeze “Vijesti”. Në sallën “Scandinavium“ në Goteborg, ishte atmosferë e mirë. Sfida e radhës për Malin e Zi do të jetë shumë më e vështirë. Kombëtarja malazeze do të përballet me Italinë, një prej skuadrave më të forta të volejbollit evropian. Ndeshja luhet sot në orën .
