Sinjali raportoi ekskluzivisht për rastin e fajdes – pamjet e

0%

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje që lidhen me rastin e Beqir Hoxhës, i cili është dënuar për veprën penale “Fajde”. Në pamjet e siguruara nga Sinjali, Hoxha dyshohet se shihet duke marrë para, ndërsa rasti kishte kulmuar më , kur sipas aktakuzës ai kishte marrë 12 mijë e 800 euro dhe ishte arrestuar në flagrancë.

Gjykata e Apelit tashmë ka lënë në fuqi pjesën kryesore të aktgjykimit ndaj tij, duke konfirmuar dënimin me 4 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë. Apeli ka refuzuar si të pabazuara ankesën e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe atë të mbrojtjes së Hoxhës.

Aktgjykimi është ndryshuar vetëm në pjesën që ka të bëjë me kompensimin e dëmit, duke e udhëzuar të dëmtuarin F.S. që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë përmes kontestit civil. Hoxha ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Apelit, fajësia e tij është vërtetuar përtej çdo dyshimi përmes dëshmisë së të dëmtuarit, dëshmitarëve të tjerë dhe provave materiale, përfshirë audio dhe video-incizimet, masat e veçanta hetimore dhe blerjen e simuluar. Rasti, sipas aktakuzës, kishte nisur në vitin 2016, kur F.S. dhe prindi i tij, të gjendur në vështirësi financiare, kishin marrë 6 mijë euro nga Hoxha.

Prokuroria pretendonte se nga kjo shumë Hoxha kishte mbajtur 600 euro si kamatë mujore dhe se i dëmtuari kishte paguar për vite me radhë shuma të mëdha vetëm në emër të kamatave. Sipas aktakuzës, F.S. kishte paguar gjithsej 78 mijë e 200 euro kamata, ndërsa borxhi kryesor vazhdonte të mbetej i pandryshuar.

Apeli ka vlerësuar se kamata arrinte rreth 10 për qind në muaj dhe ka konstatuar se dënimi prej 4 vjetësh burgim dhe 5 mijë euro gjobë është në përputhje me përgjegjësinë penale dhe rrezikshmërinë e veprës.

Apeli ia vulos dënimin Beqir Hoxhës për fajde – 4 vjet burgim e 5 mijë euro gjobë, viktima dyshohet se pagoi mbi 78 mijë euro kamata Ky është Beqir Hoxha-Beqa i cili u kap sot në flagrancë për fajde Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com