Shqipëria pritet të marrë edhe 213.6 milionë euro nga BE-ja në dhjetor

0%

Shqipëria pritet të përfitojë edhe 213.6 milionë euro në dhjetor në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Sipas Komisionit Evropian, nëse vendi vazhdon zbatimin e reformave të parashikuara, gjatë qershorit dhe dhjetorit të vitit 2027 mund të përfitojë edhe mbi 251 milionë euro të tjera.

Në total, Shqipëria pritet të marrë rreth 922.1 milionë euro nga ky mekanizëm financiar i BE-së për zhvillimin dhe integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian ka bërë të ditur se deri më tani Shqipëria ka përfituar 212.8 milionë euro, shuma më e lartë e disbursuar në rajon.

Nga kësti prej 49 milionë eurosh, 22.8 milionë euro janë ndarë drejtpërdrejt për buxhetin e shtetit, ndërsa 26.2 milionë euro përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Pas Shqipërisë renditet Serbia me 167.5 milionë euro të disbursuara, Maqedonia e Veriut me 142.1 milionë euro dhe Mali i Zi me 91.2 milionë euro. Bosnjë-Hercegovina ende nuk ka përfituar ndonjë këst.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e rajonit se përfitimi i fondeve është i lidhur drejtpërdrejt me zbatimin e reformave të kërkuara. “U bëjmë thirrje partnerëve tanë të intensifikojnë përpjekjet, në mënyrë që reformat të zbatohen në kohë përpara periudhave të ardhshme të raportimit”, ka njoftuar Komisioni.

Sipas BE-së, nëse afatet e reformave nuk respektohen, vendet e Ballkanit Perëndimor rrezikojnë të humbin qindra miliona euro nga fondet e parashikuara. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com