Gjashtë muaj burgim për personin që kërcënoi me vrasje Albin Kurtin

0%

Personi që kishte kanosur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, është dënuar me gjashtë muaj burgim, mëson ekskluzivisht Sinjali nga burimet e veta. Bëhet fjalë për Kadri Xhemailin , i cili e ka pranuar fajësinë para gjykatës dhe ka kërkuar falje për veprimin e tij.

Sinjali mëson se gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë, e cila ishte arritur ndërmjet Prokurorisë dhe mbrojtjes së të akuzuarit. Në seancën gjyqësore, prokurori ka kërkuar aprovimin e marrëveshjes, ndërsa mbrojtësi i Xhemailit,ka deklaruar se mbrojtja qëndron pranë marrëveshjes së arritur.

Sipas aktakuzës, Xhemaili më , me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare, e kishte kanosur atë publikisht përmes rrjetit social Facebook. Në mesazhin kërcënues, ai kishte përdorur edhe shprehje që nënkuptonin kërcënim me privim nga jeta. Në seancën ku u shqiptua dënimi, Albin Kurti nuk ishte i pranishëm, ndonëse kishte pranuar ftesën për të marrë pjesë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com