Raportohet se Barcelona ka arritur marrëveshje personale me Lautaro

0%

Barcelona ka arritur marrëveshje me Lautaro Martínez për kushtet personale të një transferimi të mundshëm në Camp Nou. Sipas gazetarit José Álvarez, sulmuesi argjentinas ka dhënë dritën jeshile për kalimin te Barcelona, ndërsa klubi katalanas tani është duke përgatitur ofertën e parë zyrtare për Interin.

Barcelona pritet të ofrojë jo më shumë se 100 milionë euro për kartonin e Lautaros, me synimin për të bindur klubin italian që të nisë negociatat për transferimin e kapitenit të tij. Lautaro është një prej objektivave kryesorë të Barcelonës për repartin ofensiv, veçanërisht pas vështirësive për të siguruar transferimin e Julián Álvarez nga Atlético Madridi.

Megjithatë, marrëveshja me Interin mbetet pengesa kryesore. Raportime nga Italia bëjnë të ditur se klubi zikaltër nuk dëshiron ta shesë sulmuesin argjentinas dhe e konsideron atë një lojtar kyç për skuadrën. Barcelona tashmë ka bërë lëvizjen e parë në aspektin personal me Lautaron dhe tani topi është në fushën e dy klubeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse Interi pranon të negociojë, oferta fillestare e Barcelonës mund të jetë deri në 100 milionë euro.

Burimi: Bota Sot