Dënohet me 6 muaj burg personi që akuzohet se kanosi kryeministrin në

0%

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 6 muaj burgim Kadri Xhemailin, i akuzuar për kanosje të kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Xhemaili akuzohet se ka kanosur Kurtin, përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta ‘privojë nga jeta’. Ai kishte publikuar në Facebook një koment me mbishkrimin “Ah Albini e meriton me ja shpue kryt por nejse i vjen reni edhe ati”.

Shpallja e këtij aktgjykimi u bë të premten më nga gjyqtari Rrahman Beqiri. Kjo çështje penale mori epilog në shkallë të parë, pasi Gjykata paraprakisht aprovoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë të lidhur mes të akuzuarit dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Në seancën dëgjimore të mbajtur paraprakisht, gjyqtari i rastit Rrahman Beqiri bëri të ditur se bashkë me aktakuzën e PSRK-së, Gjykata ka pranuar edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë, të arritur mes të akuzuarit dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokurori Bekim Kodraliu tha para Gjykatës, se marrëveshja është arritur me vullnet të plotë të të akuzuarit, pa asnjë presion, dhe pas konsultimit me të për pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë.

Kodraliu tha se marrëveshja është mbështetur në prova të ligjshme të cilat e vërtetojnë përtej dyshimit të bazuar mirë se i akuzuari Kadri Xhemaili ka ndërmarrë veprimet inkriminuese për të cilat akuzohet.

Në anën tjetër mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Rinor Arifi, tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë është arritur pas konsultimeve të mjaftueshme më të mbrojturin e tij, Kadri Xhemaili, pasi ky i fundit i ka kuptuar në tërësi pasojat që rrjedhin nga kjo marrëveshje.

Arifi ka konisderuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për aprovimin e kësaj marrëveshje nga ana e trupit gjykues. Ndërsa vet i akuzuari Kadri Xhemaili shprehu pendesë para Gjykatës për rastin. “Jam fajtor. Kërkoj falje për këto veprime” – tha i akuzuari.

Tutje, lidhur me caktimin e lartësisë së dënimit, Prokuroria Speciale kërkoi nga Gjykata që të akuzuarit t’i shqiptohet dënimin me burg në kohëzgjatje prej një viti, denim i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale në periudhën verifikuese prej tre viteve.

Edhe avokati Rinor Arifi tha se mbrojtja mbetet prane rekomandimit që të akuzuariti, t’i shqiptohet dënimin me burg në kohëzgjatje prej një viti, denim i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale në periudhën verifikuese prej tre viteve. Sipas mbrojtjes ky dënim është proporcional dhe i mjaftueshëm për arritjen e qëllimit të dënimit.

Si Prokuroria Speciale, po ashtu mbrojtja, i propozuan Gjykatës që ta aprovojë marrëveshjen për pranimin e fajësisë dhe të akuzuarit t’i shqiptohet dënimi i lartëcekur. Në fund, Gjykata aprovoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë të lidhur në mes të akuzuarit Kadri Xhemaili dhe Prokurorisë Speciale.

Mirëpo, Gjykata nuk e ka aprovuar rekomandimin e PSRK-së dhe mbrojtjes lidhur me lartësinë e dënimit dhe e ka dënuar me 6 muaj burgim efektiv të akuzuarin Kadri Xhemaili. Dosja e Prokurorisë?

Në aktakuzën e Prokurisë Speciale thuhet se i pandehuri Kadri Xhemaili gjatë muajit tetor të vitit 2025, me dashje dhe me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, permes rrjetit social Facebook, nga profili i tij me emrin “Kadri Xhemaili”, e ka kanosur seriozisht Kryeministrin e Republikes së Kosovës, Albin Kurti, .

Sipas aktakuzës i pandehuri ka publikuar një koment me përmbajtje kërcënuese per jetën e Kurtit, konkretisht me fjalët: “Ah Albini e meriton me ja shpue kryt por nejse i vjen reni edhe ati”, me çka me këtë veprim, përmes publikimit të komenteve kërcënuese, i pandehuri ka tentuar ta frikësojë dhe pengojë të dëmtuarin në ushtrimin e detyrave te tij zyrtare si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Me këtë, i pandehuri kishte per të kryer veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

Burimi: Kallxo