Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare.
Përmes një postimi, Haxhiu ka thënë se ishte kënaqësi të merrte pjesë në këtë pritje, e cila u mbajt në Kështjellën Aragoneze, në një atmosferë që mblodhi përfaqësues të vendeve të Mesdheut. Postim i plotë: Ishte kënaqësi të merrja pjesë në pritjen zyrtare të Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare.
Në Kështjellën Aragoneze, në një atmosferë që bashkoi përfaqësues të vendeve të Mesdheut, sporti ishte edhe një herë urë miqësie, afrimi dhe bashkëpunimi. Faleminderit Presidentit Mattarella dhe Kryeministres Giorgia Meloni për mikpritjen e ngrohtë.
