83-ta protestë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë

0%

Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në kuadër të protestës së 83-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa tashmë kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e qeverisë.

Me pankarta dhe slogane në duar, protestuesit shprehin kundërshtimin ndaj qeverisjes dhe kërkojnë ndryshim politik. Marshimi pritet të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalime nga protestuesit dhe përfaqësuesit e organizimit.

Burimi: Bota Sot