Futbollisti Blagoja Haxhi-Kimov po luan gjithnjë e më mirë nën drejtimin e trajnerit të ri Nikolla Kuzmanov, në fanellën e Bregallnicës së Shtipit. Në prag të ndeshjes së sotme kundër Bashkimit, Haxhi-Kimov është i bindur se skuadra do t’i fitojë tri pikë të reja. “Përgatitemi maksimalisht seriozisht për çdo ndeshje dhe sfidën e radhës.
Kjo është liga e parë, nuk ka kundërshtarë të dobët, nuk ka nënvlerësim dhe relaksim ndaj askujt. Kimia në ekip është në nivelin më të lartë, i gjithë fokusi është te e premtja dhe ndeshja kundër Bashkimit në fushën tonë.
Orari i mbrëmjes nën ‘Isar’ dhe para tifozëve tanë besnikë është për ne vetëm një motiv shtesë për lojë të mirë dhe tri pikë të reja!”, – ka thënë Haxhi-Kimov për faqen zyrtare të klubit. Ndeshja ndërmjet Bregallnicës dhe Bashkimit, në kuadër të javës së katërt të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, zhvillohet sot, nga ora , në Shtip.
