Federata e Basketbollit të Kosovës shtyn afatin e licencimit dhe

0%

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur të shtyjë afatin për përfundimin e procesit të licencimit të klubeve për edicionin garues 2026/27 deri më 26 gusht. Vendimi është marrë pasi një numër i kufizuar i klubeve kanë përmbushur dhe dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar gjatë periudhës së rregullt të licencimit, e cila ishte nga 5 deri më 14 gusht.

FBK ka bërë të ditur se 26 gushti është afati përfundimtar dhe i pakthyeshëm. Pas kësaj date nuk do të aprovohet asnjë kërkesë për shtyrje të mëtejshme. Klubet që nuk i përmbushin kriteret dhe nuk e kompletojnë dokumentacionin brenda afatit, do të trajtohen në përputhje me Rregulloren për Licencim të Klubeve.

Sipas FBK-së, klubet pa licencë nuk do të kenë të drejtë pjesëmarrjeje në garat e basketbollit. Ndërkohë, Bordi i FBK-së ka shtyrë edhe afatin kalimtar veror në të gjitha garat deri më 28 gusht. Kjo shtyrje është bërë për t’u mundësuar klubeve që, pas përfundimit të procesit të licencimit, të kompletojnë procedurat për regjistrimin dhe transferimin e lojtarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klubet obligohen që të gjitha procedurat për regjistrimin dhe transferimin e lojtarëve t’i përfundojnë brenda afatit të ri të përcaktuar.

Burimi: Bota Sot