Emery: Aston Villa mund t’i mbajë Martinez-in dhe Suzuki-n

0%

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ka bërë të ditur se klubi mund të vazhdojë me të dy portierët, Emiliano Martinez dhe Zion Suzuki, pavarësisht se argjentinasi ka shprehur sërish dëshirën për të provuar një aventurë të re në karrierë. Martinez dukej se do të largohej nga Aston Villa në fund të sezonit 2024/25.

Portieri argjentinas u përshëndet me tifozët në ndeshjen e fundit të kampionatit në “Villa Park”, ku u shfaq i emocionuar dhe me lot në sy, duke krijuar bindjen se ajo ishte paraqitja e tij e fundit me klubin. Megjithatë, transferimi nuk u realizua dhe Martinez qëndroi në Birmingham.

Ndërkohë, Aston Villa ka transferuar Zion Suzukin, duke e konsideruar portierin japonez si një përforcim të rëndësishëm për të tashmen dhe jo vetëm për të ardhmen. Emery ka bërë të qartë se nuk e përjashton mundësinë që të dy portierët të qëndrojnë në skuadër. “Ne mund t’i mbajmë të dy. Ky nuk është një skenar i keq për fillimin e sezonit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kemi dy portierë të shkëlqyer”, k a deklaruar Emery. Trajneri spanjoll ka shpjeguar se Suzuki është afruar me synimin për të konkurruar menjëherë për një vend në formacion, pasi ka treguar se është në gjendje të luajë në nivelin e kërkuar nga Aston Villa. “Ne e transferuam Suzukin duke menduar jo vetëm për të ardhmen, por për të tashmen. Ai ka treguar se mund të performojë në nivelin tonë.

Natyrisht, do t’i duhet të përshtatet me ekipin, por ai është tashmë në një nivel shumë të mirë”, ka shtuar Emery. Në të njëjtën kohë, Martinez i ka komunikuar klubit dëshirën për të pasur një tjetër sfidë në karrierë. Sipas Emery, argjentinasi kishte menduar për largimin edhe sezonin e kaluar, por në fund qëndroi dhe zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Aston Villan.

“Emiliano Martinez na ka bërë të ditur se dëshiron një tjetër sfidë në karrierë. Edhe vitin e kaluar e kishte menduar një mundësi të tillë, por nuk u largua dhe pati një paraqitje fantastike me ne”, ka theksuar Emery. “Edhe këtë vit ai na e ka përcjellë këtë mundësi dhe ne vendosëm të transferojmë Suzukin, sepse mendojmë se është një portier fantastik.

Tani, skenari ideal për mua është që të kemi të dy. Natyrisht, mund të ndryshojë diçka”, ka përfunduar trajneri i Aston Villas. Suzuki, i cili mbushi 23 vjeç këtë verë dhe ishte portieri i Japonisë në Kupën e Botës 2026, mund të debutojë me Aston Villan në ndeshjen ndaj Brightonit këtë fundjavë.

Emery tashmë duhet të marrë një vendim të rëndësishëm për portën, ndërsa e ardhmja e Martinezit mbetet një nga çështjet më interesante në “Villa Park”.

Burimi: Bota Sot