Ekskluzive | I kërkuar nga drejtësia, bie në pranga i dënuari me 1

0%

Një kontroll policor në Shtime ka përfunduar me arrestimin e një personi të kërkuar nga drejtësia, i cili tashmë është dërguar për vuajtjen e dënimit prej 1 viti e 215 ditësh burgim, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për A. D. rreth 49-vjeç, ndaj të cilit rezultonte aktive urdhëresa për arrestim.

A.D. është ndaluar të enjten, më 20 gusht, rreth orës , në rrugën “ Tahir Sinani” në Shtime. Në momentin kur është ndaluar nga Njësia e Trafikut Rajonal, 49-vjeçari po drejtonte një Opel Combo të bardhë. Ajo që nisi si një ndalim gjatë patrullimit mori tjetër drejtim pas verifikimit të të dhënave të shoferit në sistemin policor.

Nga kontrolli rezultoi se D. ishte person i kërkuar dhe ndaj tij kishte urdhër-arrest aktiv, çka çoi menjëherë në arrestimin e tij. Ai është shoqëruar në Stacionin Policor në Shtime, ku janë kryer procedurat dhe është kompletuar dokumentacioni për ekzekutimin e urdhëresës. Këtë herë, nga stacioni policor Dugolli nuk është kthyer në shtëpi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas përfundimit të procedurave, 49-vjeçari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për vuajtjen e dënimit prej 1 viti e 215 ditësh burgim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com