Dinamo humbet 3 titullarë për ndeshjen e kthimit në Qipro

0%

Dinamo ishte shumë afër fitores në ndeshjen e parë të Play-off-it të Conference League kundër qipriotëve të Pafos, që përfundoi 1:1. Blutë bënë një ndeshje të mirë, me raste për shënim dhe kaluan të parët në avantazh, por u barazuan me penallti. Kualifikimi në letër mbetet i hapur, por duhet theksuar se vështirësitë për trajnerin Ilir Daja janë shtuar.

Ai nuk do të ketë të gatshëm në ndeshjen e kthimit 3 lojtarë të rëndësishëm. Kapiteni Bruno Dita, Lorenco Vila dhe Isi Manellari janë skualifikuar me kartonin e verdhë që morën dje në Elbasan. Janë mungesa që prekin të tre repartet dhe trajneri Daja duhet të ribëjë formacionin. Më shumë rëndon mungesa e Ditës, pasi Dinamo nuk ka shumë alternativa për qendrën e mbrojtjes.

Me shumë mundësi, me Alijin do të luajë Hoxhallari, një mbrojtës i majtë që bën edhe qendërmbrojtësin. Vila gjithashtu është një mungesë e rëndësishme. Durrsaku që ka shënuar dy gola deri tani në Europë është një lojtar shumë voluminoz dhe trajneri Daja duhet të shohë për zgjidhjen më të mirë. Manellari, titullar në shumicën e ndeshjeve, dy sfidat e fundit i ka nisur nga stoli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Alhassan dhe Fadairo mund të jenë dy alternativa për të zënë vend në formacion në Qipro.

Burimi: Bota Sot