Bregallnica arriti një tjetër fitore para tifozëve të saj, duke e mposhtur me 3:0 skuadrën e Bashkimit, e cila vazhdon të mbetet me bilanc “zero”, si në pikë ashtu edhe në golat e shënuar. Bregallnica që në fillim të ndeshjes mori iniciativën dhe kaloi në epërsi në minutën e 23-të, kur Ivan Gligorov shënoi pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Stojanov.
Në pjesën e dytë, Bregallnica vazhdoi me lojë sulmuese. Në minutën e 56-të, Kalpaçki, pas asistimit të Maksimovit, e rriti epërsinë në 2:0, duke e orientuar praktikisht ndeshjen drejt fitores së vendasve. Rezultatin përfundimtar 3:0 e vendosi përsëri Gligorov, në minutën e 73-të, këtë herë me goditje me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit.
Me këtë fitore, Bregallnica regjistroi fitoren e dytë të sezonit, ndërsa Bashkimi mbeti pa pikë pas katër javëve të zhvilluara.
