“Babai po fle”, i tha Policisë – 26-vjeçari dyshohet se vrau me thikë

0%

Një 26-vjeçar është arrestuar në Gjermani nën dyshimin se ka vrarë me thikë nënën dhe babanë e tij në banesën ku jetonin së bashku. Ngjarja ka ndodhur më 19 gusht në Bad Neuenahr-Ahrweiler. Sipas Prokurorisë, viktimat, të moshës 52 dhe 55 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta të shkaktuara me thikë, raporton Bild.

I dyshuari kishte telefonuar vetë Policinë rreth orës , duke pretenduar se nëna e tij ishte plagosur me thikë, ndërsa për babanë kishte thënë se “po flinte”. Megjithatë, sipas hetuesve, gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes nuk përputheshin me deklarimet e tij. Edhe 26-vjeçari kishte plagë në pjesën e barkut dhe ishte dërguar për trajtim në spital.

Ai tashmë ndodhet në paraburgim, ndërsa ndaj tij po zhvillohen hetime për dyshimin e vrasjes së dyfishtë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com