Arian Tahiri i PDK-së për vdekjet e punëtorëve të KEK-ut: Është

0%

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Arian Tahiri përmes një konference për media foli për rastet e vdekjes së punëtorëve të KEK-ut në vendet e tyre të punës. Sipas Tahirit, katër vdekjet e punëtorëve të KEK-ut përgjatë vitit 2026, janë dështim institucional dhe se nuk duhet të kalohet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Gjatë një konference për media, Tahiri tha se KEK-u është ndërmarrje publike e pronë e qytetarëve dhe sipas tij, përgjegjësia është e vetë shtetit. Ai tha se kur katër punëtorë vdesin brenda një viti, përgjegjësia nuk mund t’i lihet dikujt tjetër. “Dhjetëra punëtorë himbin jetën vit pas viti në sektorin publik e privat. Çfarë shembulli po i jep sektori publik atij privat?

Ku janë masat mbrojtëse? Si janë kushtet e punës së tyre dhe në rastin konkret ku ishte Qeveria, si aksioanre e KEK-ut?” – tha Tahiri para gazetarëve. Ai u ka bërë thirrje Qeverisë dhe KEK-ut që të mbështesin familjet e viktimave, ndërsa ka thënë se prokuroria e shtetit duhet të bëjë hetime të pavarura.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dje me ka bërë të ditur se një punëtor i saj në Obiliq ka vdekur më , si pasojë e kontaktit me tensionin elektrik gjatë punës. Sipas njoftimit të KEK-ut, punëtori me inicialet A.A., ishte duke punuar për transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV dhe ka rënë në kontakt me tensionin elektrik, duke pësuar lëndime të rënda.

Ky është punëtori i dytë brenda pak ditëve dhe i treti brenda pak më shumë se një muaji, që vdes si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës në KEK.

Më , Haxhi Gojnovci, punëtor në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit vdiq pas lëndimeve në punë, ndërsa me , kishte vdekur edhe Milazim Binaku, punëtor në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), pas lëndimeve të marra gjatë punës në Fabrikën e Pajimeve Xehtare “Kosovamont”, në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ) të KEK-ut.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kishte njoftuar edhe në shkurt 2026 se një punëtor kishte vdekur në vendin e punës, pas një incidenti të rëndë.

Burimi: Kallxo