FC Zurich ka njoftuar zgjatjen e kontratave të dy vëllezërve, Selmin dhe Melvin Hoxha, të cilët kanë firmosur marrëveshje të reja deri në vitin 2031. Të dy futbollistët kishin kontrata që skadonin në vitin 2028, por klubi zviceran ka vendosur t’i shpërblejë për zhvillimin e tyre duke ua zgjatur marrëveshjet edhe për tri vite të tjera.
Selmin Hoxha iu bashkua akademisë së Zurichut në verën e vitit 2014, kur ishte vetëm 11-vjeçar, pasi u transferua nga FC Uster. Ai kaloi nëpër të gjitha grupmoshat e akademisë së klubit dhe debutimin për ekipin e parë e bëri më në ndeshjen e kampionatit ndaj FC Lugano. Që atëherë, 23-vjeçari ka regjistruar 29 paraqitje zyrtare me ekipin e parë.
Në sezonin aktual, mbrojtësi i krahut ka qenë titullar në të katër ndeshjet e zhvilluara dhe ka luajtur të plota 90 minutat në secilën prej tyre. Edhe vëllai i tij më i vogël, Melvin Hoxha, ka ndjekur një rrugëtim të ngjashëm.
Katër vite më i ri, ai e nisi futbollin te FC Uster, përpara se në moshën nëntëvjeçare t’i bashkohej FCZ LetziKids. 𝐒𝐞𝐥𝐦𝐢𝐧 𝐮𝐧𝐝 𝐌𝐞𝐥𝐯𝐢𝐧 𝐇𝐨𝐝𝐳𝐚 𝐯𝐞𝐫𝐥𝐚̈𝐧𝐠𝐞𝐫𝐧 𝐢𝐡𝐫𝐞 𝐕𝐞𝐫𝐭𝐫𝐚̈𝐠𝐞 𝐛𝐞𝐢𝐦 𝐅𝐂𝐙 Wir freuen uns, die vorzeitigen Vertragsverlängerungen von Selmin und Melvin Hodza bekanntgeben zu dürfen.
Beide haben ihre bis 2028 laufenden Verträge bis 2031… pic.twitter.com/MEZ8zVFohC — FC Zürich (@fc_zuerich) August 20, 2026 Melvin gjithashtu kaloi nëpër të gjitha grupmoshat e Zurichut, duke fituar titullin e kampionit të Zvicrës me ekipin U17 në vitin 2024.
Sezonin e kaluar, mesfushori ofensiv kompletoi një tjetër sukses të rëndësishëm, duke fituar dopietën me ekipin U19 – titullin e kampionit dhe Kupën e Zvicrës. Pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse në grupmoshat e reja, 19-vjeçari fitoi këtë verë një vend në ekipin e parë të Zurichut.
Klubi zviceran ka shprehur kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit me dy vëllezërit Hoxha, të cilët tashmë kanë kontrata afatgjata dhe pritet të jenë pjesë e rëndësishme e projektit të klubit në vitet e ardhshme. Ndërkohë, Selmini aktualisht përfaqëson Zvicrën derisa Melvini është pjesë e Kosovës./ Telegrafi
