Vëllaznimi po kompletohet

0%

Basketbollisti Vance Jackson i bashkohet Vëllaznimit nga Gjakova. Klubi nga Gjakova po kompletohet gjithnjë e më shumë për edicionin e ri në elitën e basketbollit të Kosovës. “Një tjetër përforcim amerikan vjen në Gjakovë. Vance Jackson, 28-vjeçar dhe 2.06 centimetra i gjatë, luan në pozitat 4-5 dhe sjell me vete përvojë nga NCAA, NBA G League dhe disa liga profesionale jashtë SHBA-së.

Jackson ka luajtur në NCAA për UConn, Neë Mexico, Arkansas dhe East Carolina. Në sezonin e fundit me East Carolina regjistroi 13.1 pikë, 6 kërcime dhe 1.2 asistime për ndeshje. Në basketbollin profesionist ka qenë pjesë e NBA G League, ndërsa ka luajtur edhe në Zelandën e Re me Ëhai, ku shënoi 17.7 pikë dhe 5.5 kërcime për ndeshje.

Më pas ishte pjesë e Halcones de Ciudad Obregón në Meksikë, ndërsa në Kanada ka veshur fanellën e Raptors 905. Në sezonin 2025/26, Jackson luajti në G League me Maine Celtics dhe San Diego Clippers. Një profil fizik dhe me përvojë ndërkombëtare që i shtohet skuadrës kuqezi”, thuhet nga KB Vëllaznimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot