Temperatura “përvëluese” nesër në Kosovë

0%

Nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell në Kosovë, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës do të ketë intervale me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta deri në mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale pritet të shkojnë nga 30 deri në 35°C . Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com