Vdekja e punëtorit në KEK, Prokuroria ndalon një person për 48 orë

0%

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës ka vdekur sot me , si pasojë e kontaktit me tensionin elektrik gjatë punës. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në lidhje me rastin ka ndaluar një person për 48 orë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.

Sipas të dhënave fillestare, Prokuroria ka bërë të ditur se aksidenti dyshohet se ka ndodhur gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6kV, me ç’rast viktima dyshohet se ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda.

“Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, Komisioni i Pavarur për miniera dhe minerale (KPMM), Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i Brendshëm i Koorporatës Energjetike (KEK), ku me urdhër të Prokurorit kujdestar kanë ndërmarrur të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që kanë çuar deri te humbja e jetës së punëtorit”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky është punëtori i dytë brenda pak ditëve dhe i treti brenda pak më shumë se një muaji, që vdes si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës në KEK.

Më , Haxhi Gojnovci, punëtor në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit vdiq pas lëndimeve në punë, ndërsa me , kishte vdekur edhe Milazim Binaku, punëtor në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), pas lëndimeve të marra gjatë punës në Fabrikën e Pajimeve Xehtare “Kosovamont”, në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ) të KEK-ut.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kishte njoftuar edhe në shkurt 2026 se një punëtor kishte vdekur në vendin e punës, pas një incidenti të rëndë.

Burimi: Kallxo