Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në Sllatinë. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Blerina Ejupi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës. Ejupi tha se në aksident janë përfshirë tri vetura. Rasti është duke u trajtuar nga ekipet policore.
Burimi:
Kallxo
